Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDisiplina pezullon trajnerin e ekipit të Superiores pas përplasjes me sulmuesin e...

Disiplina pezullon trajnerin e ekipit të Superiores pas përplasjes me sulmuesin e ekipit kundërshtar

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës publikoi dje vendimet e radhës. Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, është pezulluar me dy ndeshje pas përplasjes me Gudjufin nga Partizani. Në anën tjetër për kapitenin e Teutës, Blerim Kotobelli, është vendosur katër ndeshje pezullim. Kujtojmë se në sfidën e fundit ndaj Dinamos kishte pakënaqësi ndaj gjyqtarit Juxhin Xhaja.

Vendimet nga Disiplina ishin me pikatore për këtë javë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 16.01.2026:

  1. Zyrtari i KF Vora, Arjan Bellaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  3. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Iliria U-17, Jomels Selmani, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 21, datë 13.01.2026 të KDE për pikën 9, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij.
  4. Dënimin e zyrtarit të KF Iliria U-17, Bledar Dërvishi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, bazuar në nenin 19/4/b të KDE, me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments