Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBrahim Diaz 'tradhton' Marokun, Senegali triumfon në një finale mes kaosit dhe...

Brahim Diaz ‘tradhton’ Marokun, Senegali triumfon në një finale mes kaosit dhe polemikave

Senegali është shpallur fitues i Kupës së Afrikës 2026, pasi mposhti Marokun 1–0 pas kohës shtesë në një finale dramatike dhe plot tension, e zhvilluar në Rabat. Për përfaqësuesen e drejtuar nga Pape Thiaw ky është suksesi i dytë kontinental, pas atij të vitit 2021, ndërsa për Marokun mbetet një zhgënjim i madh, sidomos për mënyrën se si erdhi humbja.

Finalja ishte e ngarkuar me polemika që në minutat e fundit të kohës së rregullt. Në minutën e 115-të, arbitri akordoi një penallti për Marokun, vendim që shkaktoi reagime të ashpra nga lojtarët senegalezë, të cilët madje kërcënuan se do të linin fushën. Vetëm ndërhyrja e Sadio Mané-së bindi skuadrën të rikthehej për të vazhduar lojën.

Nga pika e bardhë u paraqit Brahim Diaz, por mesfushori ofensiv i Real Madridit gaboi rëndë, duke tentuar një “cucchiaio” që u ndal nga portieri. Ky moment rezultoi vendimtar dhe shënoi pikën e kthesës së finales.

Në kohën shtesë, Senegali përfitoi nga momenti psikologjik. Në minutën e 94-t, Gueye realizoi golin e artë me një goditje të fuqishme të majtë nën traversë, duke shpërthyer festën e “Luanëve të Terangës”.

Maroku mbetet me keqardhjen e një trofeu të humbur në shtëpi, ndërsa Senegali konfirmohet si një nga kombëtaret më të forta të kontinentit afrikan, duke fituar një trofe që do të kujtohet gjatë për emocionet, polemikat dhe dramat e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments