Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFestimi me krah nga Edi Martini, Alban Xhaferi: Në Shkodër është bërë...

Festimi me krah nga Edi Martini, Alban Xhaferi: Në Shkodër është bërë mënyrë përshëndetjeje, do të pyesim në UEFA

Vllaznia ia doli të triumfonte në “Air Albania” ndaj Dinamos, me kuqeblutë që fituan me shifrat 2-0 ndaj dinamovitëve. Një fitore e rëndësishme kjo, pasi rikthen shkoranët në vendin e dytë dhe tashmë e shikojnë veten vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese.

Por kjo sfidë nuk ka kaluar sërish pa polemika. Edi Martini ripërsëriti veprimin me krah pas golit të dytë të shënuar. Një gjest që arbitri kryesorë e ndëshkoi me karton të kuq, ndërsa në lidhje me këtë ka folur presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Kreu i shkodranëve ka theksuar se kjo është një mënyrë feste dhe se duhet të pyesin në UEFA se çfarë do të thotë. Ndër të tjera nënvizon se në Shkodër që pas duelit me Dinamon kanë filluar të të përshëndesin në këtë mënyrë.

“Mendoj se ishte fitore e bukur, edhe loja ishte shumë e bukur. Mendoj se u përshtatën të dyja. Më vjen keq që u dënua me të kuq trajneri, se për mua ishte një moment i festës. Nuk e di, duhet të shohim në UEFA këto rregullat e reja, se të bësh me duar kështu, çfarë do të thotë? Se nuk e kuptojmë. Se faktikisht kam vënë re që në Shkodër që pas ndeshjes me Dinamon kanë filluar njerëzit të përshëndesin me këtë formatin. Dhe duhet parë pse është gabim kjo, se përshëndetje është ajo. Dikush e lexon ndryshe. Por gjithsesi më vjen keq se u dënua me të kuq, të shohim ndeshjet përpara.

Kemi pasur probleme dëmtimesh të vazhdueshme, kemi pasur momentin “jo” që i vjen çdo ekipi. Ekipi është i konsoliduar, i krijuar për objektiva të mëdha. Ne duhet të mendojmë të jemi me këmbë në tokë, të shohim ndeshjen e radhës dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe bëjmë lojëra të bukura e të kënaqim tifozët dhe arrijmë objektivat.

Fitorja ndaj Dinamos është bonus i mirë, por duhet pasur parasysh që janë ndeshje të vijimësisë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje, nuk duhet të kalojmë në eufori, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të bëjmë më të mirën e mundshme. Grupi është i mirë, është plotësuar çdo kërkesë, ndaj të ecim me këmbë në tokë.

Merkato është e hapur, nuk ka asnjë problem. Kemi pasur disa gjëra që janë likuiduar me kohë. Thjesht po shohim a gjejmë diçka, janari është i vakët. Kemi pasur disa tentativa për të marrë dy-tre lojtarë por është i vakët dhe duhet gjithmonë të marrim diçka që i përshtatet ekipit, jo të mbetet stok. Se grupin e kemi të plotë”, ka theksuar presidenti i kuqebluve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments