Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELazio denoncon në prokurori agjentin për “sabotim” merkatoje, dështoi me Loftus-Cheek dhe...

Lazio denoncon në prokurori agjentin për “sabotim” merkatoje, dështoi me Loftus-Cheek dhe Samardzic

Merkatoja dimërore e Lazios, tashmë e pazakontë për shkak të shitjeve dhe polemikave mes Sarrit e Lotitos, është tronditur nga një episod i ri që përfshin edhe karabinierët e stacionit “Trastevere”.

Drejtori sportiv Angelo Fabiani u paraqit të mërkurën për të denoncuar ndërhyrje të mundshme në negociatat për Loftus-Cheek dhe Samardzic, që nuk u konkretizuan nga Milani dhe Atalanta, si edhe për tratativën e Taylor, i ardhur më pas nga Ajax.

Sipas “La Repubblica”, hipotezat e veprës penale janë shpifje e rënduar dhe manipulim tregu. Në qendër është Ylan Singer, agjent ndërkombëtar që dyshohet se ka ndërhyrë pa titull në operacionet e Lazios, duke ndikuar negociatat dhe diskredituar klubin e Fabian.

Në denoncim përfshihen mesazhe drejtuar agjentit të Taylor: “Guido, po shmangim që të firmosin Loftus dhe Samardzic…” Dyshimi i Lazios është se dikush nuk donte blerje të reja; çështja tani i takon Prokurorisë së Romës, ndërsa në Formello flitet hapur për sabotim./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments