Mançester Junajtid duket se po bën një ndryshim radikal nën urdhrat e Majkëll Kerrik, teksa pas fitores kundër Siti në derbin e Mançesterit, mbrëmë mposhti edhe kryesuesit e kampionatit, Arsenalin.
Një super skuadër e cila reagoi mjaft mirë dhe tashmë ka hapur plotësisht luftën për titull e gjithashtu ka ringjallur shanset e tyre për zonën Champions.
Pas përfundimit të duelit të zhvilluar në “Emirates” ka folur një legjendë e “djajve të kuq” siç është Uejn Runi. Ish-sulmuesi e ka lavdëruar Kerrik duke e cilësuar si zëvendësuesin ideal te Fergusonit.
“Nga mënyra se si po luajnë djemtë, forca e lidhjes midis tyre, vullneti, pasioni dhe etja që kanë, mendoj se Mançester Junajtidit i janë dashur 13 vjet për të gjetur zëvendësuesin e Aleks Ferguson. Bravo Kerrik”, deklaron shkurtimisht Runi.


