Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia nuk ia del as ndaj Tiranës, bardheblutë marrin 3 pikë të...

Egnatia nuk ia del as ndaj Tiranës, bardheblutë marrin 3 pikë të arta ndaj vendit të dytë

Egnatia 0 – 1 Tirana (Xhixha 40′)

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni bardheblu, Redon Xhixha. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.

Kështu, Tirana ngjitet në vendin e 9-të me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të 8-të. Në krahun tjetër, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.

“Abissnet Superiore”: Java e 22-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Poçi, Aleksi, Fernando, Xhemajli, Haime, Jefferson, Buric, Fangaj, Gruda, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Cortes, Lleshi, Myslovic, Rafael, Halili, Xhoxha, Vogli, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments