Klubi i Bylisit ka surprizuar me lëvizjet e kryera së fundmi në merkaton në dalje, teksa është bërë me dije se anësori i majtë Aleks Peralta do të vijojë karrierën te rivalët direkt për mbijetesë Flamurtari.
Ndërkohë që ish-kapiteni Marin Abazaj, është rikthyer te Pogradeci dhe do të japë kontributin e tij, për skuadrën e vendlindjes.Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ballshiot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare:
NJOFTIMI ZYRTAR:
FK Bylis ka arritur të transferojë, me marrëveshje mes klubeve, anësorin e majtë Alex Peralta te skuadra e Flamurtarit të Vlorës.
Marin Abazaj, në vijim, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Pogradecit në Kategorinë e Parë!
Klubi i falënderon për kontributin dhe i uron Peraltës e Abazajt suksese në eksperiencën me klubet e tyre.


