Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMesazhi i Al-Khelaifit për Perezin pas largimit nga Superliga Evropiane

Mesazhi i Al-Khelaifit për Perezin pas largimit nga Superliga Evropiane

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, gjithashtu një anëtar kyç i EFC-së, i ka shprehur mirënjohjen e tij presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas vendimit të gjigantëve spanjollë për t’i dhënë fund projektit të Superligës Evropiane.

Real Madridi mori vendim që të tërhiqet zyrtarisht nga projekti i Superligës Evropiane, duke e shpallur të vdekur projektin që nuk arriti të jetësohet asnjëherë.

Vendimi i Real Madridit bëri që Perez të tallet nga disa njerëz, ku njëri ndër ta ishte edhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas. Por, në mbrojtje i ka dalë i pari i PSG-së, Al-Khelaifi, i cili e ka vlerësuar vendimin e Perezit.

“Falënderoj Florentino Perezin, njeriun elegant dhe inteligjent, vizionarin, i cili gjithmonë përpiqet të zhvillojë dhe përmirësojë gjërat. Dhe kushdo që thotë ose beson se Perez ‘humbi’ sot është plotësisht injorant dhe nuk kupton asgjë për futbollin”, ka thënë fillimisht pari i PSG-së.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i kënaqur. Do të doja të falënderoja të gjithë, të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje historike”.

“Falënderoj Presidentin e UEFA-s, i cili punon pa u lodhur çdo ditë për futbollin evropian, udhëheqësin më inteligjent dhe modest”.

“Gjëja më e rëndësishme këtu është se të gjithë jemi fitues, askush nuk është humbës. Futbolli është fituesi dhe kjo është ajo që të gjithë donim. Ky ishte qëllimi që i vendosëm vetes për të mirën e futbollit dhe tifozëve të tij”, përfundoi Al-Khelaifi. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments