Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDrejtori sportiv italian krenohet me zbulimet e tij: Ismajlin e bleva për...

Drejtori sportiv italian krenohet me zbulimet e tij: Ismajlin e bleva për 2 qindarka, tani luan me Torinon

Mauro Meluso ka dhënë një intervistë për “Gianlucadimarzio”, ku ka folur për të shkuarën e tij te Specia.

Drejtori sportiv italian është krenuar me zbulimet e tij, ndër të cilët veçon edhe Ardian Ismajlin. Ky i fundit spikati në radhët e Hajdukut të Splitit, për të vazhduar më pas karrierën e tij në Serinë A.

“Unë nënshkrova me Stevezin për shumë pak para dhe ai ende po luan në Serinë A te Parma. Çaboti u thërrit nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Solla Pobegën nga Milani, por vetëm në huazim, sepse Masara, i cili është një drejtor sportive i shkëlqyer, nuk donte ta linte. Ismajlin e bleva për 2 qindarka, tani luan me Torinon”, ka thënë me krenari Mauro Meluso./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments