Skuadra e Barcelonës mori humbje të befasishme në La Liga kundër Gironës në transfertë me shifrat 1 – 2, duke humbur kreun ndaj Real Madrid. Vendimet e abritrit në këtë takim u kontestuan në masë.
Presidenti i Barçës Joan Laporta nuk kishte se si të qëndronte në “heshtje”. Ai dha një deklarta të fortë, ku ndër rreshta tha se Reali po kontroll arbitrat dhe disa qarqe pushteti në Spanjë duan që Yamal me shokë të mos dalin kampion në La Liga:
“Po përpiqen nga Madridi të kontrollojnë Barcelonën. Ka një fushatë institucionale kundër nesh. Janë disa arbitra që dëmtojnë gjithmonë Barçën dhe historikisht, gjithmonë kështu ka ndodhur.
Nuk kam qënë më i sigurt se sot, që ne do ta fitojmë kampionatin, kundër çdokujt që nuk do që ne ta fitojmë. Janë disa qarqe pushteti, jo vetëm sportive, që nuk duan që Barcelona të fitojë titullin. Ekipi ynë është një thesar. Le t’i japim besim trajnerit Flick dhe skuadrës”.


