Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia skuadra e dytë më e mirë shqiptare në Europë, renditet në...

Vllaznia skuadra e dytë më e mirë shqiptare në Europë, renditet në vendin e 234-të

Renditja 5-vjeçare e klubeve shqiptare sipas koeficientit të UEFA për vitin 2026 ofron një pasqyrë të qartë të forcës reale të skuadrave tona në arenën kontinentale.

Pikët e grumbulluara gjatë pesë sezoneve të fundit në UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League janë vendimtare jo vetëm për renditjen individuale të klubeve, por edhe për pozitën e Shqipërisë në shortet europiane dhe numrin e skuadrave pjesëmarrëse.

Sa i takon kësaj renditje, Vllaznia renditet e dyta nga ekipet shqiptare me 6.500 pikë (dhe i 234-ti në ranglistën europiane), një diferencë prej vetëm një pikë e madhe që tregon se konkurrenca për vendin kryesor është gjithnjë e fortë. Shkodranët kanë qenë ndër skuadrat më të qëndrueshme në pjesëmarrjet europiane, duke ruajtur një imazh solid dhe duke kontribuar ndjeshëm në koeficientin e vendit.

Më mirë se Vllaznia është vetëm Partizani i cili ka 7.500 pikë dhe renditet në vendin e 217-të në ranglistën europiane. Ndërsa i treti nga ekipet shqiptare është Egnatia me 4500 pikë dhe renditet në vendin e 308-të në kontinent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments