Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREThuram kundër Mourinho për çështjen Vinicius: Narcizëm i bardhë nga fjalët e...

Thuram kundër Mourinho për çështjen Vinicius: Narcizëm i bardhë nga fjalët e tij, njeri i vogël

Sipas ish-futbollistit, një figurë e spikatur në betejën kundër racizmit, është patetike që trajneri portugez të thotë se Vinicius është përgjegjës për racizmin ndaj tij.

Zbret në fushë Thuram. Jo Marcus dhe as Khephren, por babai i tyre Lilian, ish-lojtar i Parmës dhe Juventusit dhe kampion bote me Francën në 1998-ën. Tashmë një nga zërat më të fortë në luftën kundër racizmit. Këtë herë ai ka mbajtur qëndrim në lidhje me rastin e sulmuesit të Real Madrid, Vinicius, që u sulmua gjatë ndeshjes kundër Benfikës nga argjentinasi Gianluca Prestianni. Thuram kritikon edhe trajnerin Mourinho, i cili nuk mbajti një qëndrim të qartë për të dënuar atë që denoncoi Mbappé.

Për “l’Equipe” Thuram u shpreh: ”Natyra e deklaratave të tij shpjegon arsyet pse nuk ecet përpara. Mourinho është trajner i madh, me një karrierë të jashtëzakonshme, ka punuar më shumë lojtarë me ngjyrë. Kjo nuk e pengon atë, në radhë të pare, dyshojë në vërtetësinë e një akti racist. Dhe në radhë të dytë, të merret me përgjegjësinë e viktimës, Vinicius në këtë rast, për shkak të mënyrës së festimit të një goli.

Si mund ta thotë diçka të tillë? Kush është Mourinho që të vendosë atë çfarë Vinicius mund të bëjë ose jo? Në gjykimin e Mourinhos ka një ndjenjë superioriteti dhe narcizmi të bardhë”.

Thuram më tej këmbëngul: “Racizmi, viktimë e të cilit është Vinicius, nuk lidhet me sjelljen e tij, por me ngjyrën. Mourinho thotë se faji mund të jetë i Vinicius dhe se e ai e kërkoi vetë. Bëhet fjalë për një dhunë totale.

Kjo ndjenjë superioriteti që kanë disa njerëz të bardhë i pengon ata të vihen në pozicionin e viktimës. Duhet pak përulësi. Dhe si ka mundësi që Mourinho nuk merr në konsideratë atë që thonë lojtarët? Vinicius dhe Mbappé janë dy të çmendur? Ata me ngjyrë janë paranojakë që shpikin histori?

Është patetike që Mourinho do që ne të besojmë se Vinicius është përgjegjës për racizmin ndaj tij. Duke bërë këtë gjë, Mourinho kthehet në një njeri të vogël. Për sa kohë ka sjellje të tilla, nuk do të ecim përpara në këtë luftë. Edhe kjo është histori e racizmit. Mourinho nuk e analizon aktin e racizmit si një njeri, por si një njeri i bardhë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments