Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOrges Shehi: Vllaznia është me meritë aty ku është, ka kontigjent të...

Orges Shehi: Vllaznia është me meritë aty ku është, ka kontigjent të plotë

Trajneri i futbollit Orges Shehi ka qenë një lidhje direkte për “Sport Focus”, ku bëri një analizë të kampionatit shqiptar dhe garës për titullin.Sipas tij, ky sezon po karakterizohet nga rivalitet i fortë në çdo zonë të tabelës.

Në garën për katër vendet e para janë përfshirë disa skuadra, ndërsa Partizani dhe Teuta i janë bashkuar grupit të pretendenteve, duke e bërë betejën më të hapur.

“Kampionati është i luftuar në të gjitha frontet. Ka disa skuadra që kërkojnë kreun dhe diferencat janë të vogla. Edhe fundi i tabelës është shumë i fortë, sepse askush nuk do të jetë në atë zonë.”– tha ai.

Shehi veçon Vllazninë si skuadrën më të qëndrueshme deri tani. Ai vlerëson organizimin, përbërjen e ekipit dhe faktin që stafi njeh mirë ambientin e Shkodrës.

“Vllaznia është me meritë aty ku është. Ka kontingjent të plotë, lojtarë me cilësi dhe një staf që njeh qytetin dhe kërkesat e tij. Kjo e ndihmon shumë ekipin.”-shtoi Shehi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments