Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE pazakontë/ Juventusi i kërkon presidentit të Federatës faljen e Kalulu-së

E pazakontë/ Juventusi i kërkon presidentit të Federatës faljen e Kalulu-së

Juventusi i është drejtuar drejtpërdrejt presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që të fale mbrojtësin Pierre Kalulu, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Interit, në “San Siro”.

Klubi bardhezi e konsideron të padrejtë përjashtimin e Kalulu-së dhe vendosi të bëjë ankim për heqjen e pezullimit. Megjithatë, kërkesa u rrëzua nga organet kompetente, duke e shtyrë Juventusin t’i drejtohet presidentit Gravina me synimin për të korrigjuar atë që e cilëson si një padrejtësi të qartë. Qëllimi i klubit është që mbrojtësi francez të jetë i disponueshëm për sfidën e radhës kundër Como-s.

Në një komunikatë zyrtare, FIGC bëri të ditur se Gjykata Sportive e Apelit ka rrëzuar rekursin e Juventusit, duke konfirmuar pezullimin me një ndeshje për Kalulu-në. Lojtari ishte ndëshkuar nga gjyqtari sportiv pas përjashtimit në takimin Inter-Juventus të 14 shkurtit, i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit të Serie A.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e mbështeti hapin e klubit në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Është një veprim i detyruar. Klubi ka bërë mirë që kërkoi faljen për dy padrejtësi të dukshme”, u shpreh ai.

Ky nuk do të ishte rasti i parë që Gravina ndërhyn në situata të tilla. Në prill të vitit 2023 ai i fali Romelu Lukaku-n, atëherë lojtar i Interit, pas përjashtimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pikërisht kundër Juventusit, në një vendim të cilësuar si i jashtëzakonshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments