Sulmuesi i Vllaznisë, Çarls Bismark, u zgjodh lojtari më i mirë në duelin ndaj Tiranës, që kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3 me 1. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:
“Faleminderit për çmimin! Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, vinim pas humbjes ndaj Bylisit, motivimi dihej, na duhej kjo fitore, për të vazhduar përpara. Jam në 80 % të formës, kam pasur disa dëmtime, tani jam duke ardhur në formë ndeshje pas ndeshje.
Skënderbeu apo Vllaznia? Tifozat në Shkodër janë më të mirë. Është motivim për mua, për të dhënë më të mirën”, deklaroi Bismark.


