Monday, March 2, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLL'EuroBasket'/ Shqipëri- Sllovaki sot ora 18:00 në 'Qazim Dervishi'

‘EuroBasket’/ Shqipëri- Sllovaki sot ora 18:00 në ‘Qazim Dervishi’

Shqipëria e basketbollit të meshkujve do të zhvillojë sot ndeshjen e saj të tretë në grup për raundin e parë të parakualifikueseve të “EuroBasket 2029”.

Kuqezinjtë do të presin Sllovakinë në Shkodër, takim i vlefshëm për Grupin C dhe që do të startojë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Prej disa ditësh skuadra është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit spanjoll Ricardo Gonzalez Davila dhe shpreson që të japë më të mirën e saj në një takim me shkallë vështirësie të larta, pasi përballë do të ketë kryesuesit e grupit.

Sllovakët janë në vend të parë me dy fitore, ku vetëm pak ditë më parë mundën Kosovën në Prishtinë me rezultatin 78-89. Nga ana tjetër, Shqipëria vjen pas dy humbjeve, teksa në takimin e parë u mposht në transfertë pikërisht nga Sllovakia me rezultatin 73-63, ndërsa në daljen e dytë në parket u mund në Shkodër nga Kosova në shifrat 84-99.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments