Monday, March 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENagelsman 'ngrin' Grudën: Nuk është ende në nivelin e Gjermanisë

Nagelsman ‘ngrin’ Grudën: Nuk është ende në nivelin e Gjermanisë

Julian Nagelsman mendon se Brajan Gruda nuk është ende në nivelin për t’u bërë pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë.

Trajneri i “panzerave”, në një intervistë të dhënë për ”Kicker”, ka folur edhe për të rinjtë që mund të bëhen pjesë e ekipit për Botërorin duke dhënë verdiktet e tij për formën e tyre e duke u ndalur në veçanti te rasti i futbollistit shqiptar.

“Mendoj se ai po bën mjaft mirë tani te Lajpcigu. Unë e kisha përfshirë atë në ekip gjatë përgatitjeve për Europianin në shtëpi. Ai ka shumë cilësi, por mendoj se nuk e ka kuptuar ende plotësisht që ai e kishte mundësinë që të bëhej pjesë e skuadrës asokohe”, shpjegoi trajneri, duke lënë të kuptohej se Gruda nuk kishte qenë thjesht për stërvitje me ekipin para Euro 2024.

Por më pas, ai bëri të qartë se lojtarit aktualisht i mungon ende diçka për të qenë një kandidat potencial për pjesëmarrjen në Botëror me Gjermaninë. “Në fund të fundit, për një sulmues gjithçka ka të bëjë me prodhimin e më shumë golave dhe asisteve. Për nivelin e cilësisë së tij, mendoj se nuk është ende mjaftueshëm”, tha Nagelsman në këtë intervistë, duke i mbyllur derën në situatën aktuale sulmuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments