Tuesday, March 3, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLShqipëria mundet nga Sllovakia në 'Qazim Dervishi'

Shqipëria mundet nga Sllovakia në ‘Qazim Dervishi’

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj u mund nga Sllovakia në ndeshjen e luajtur në Shkodër, 94-68. Për kuqezinjtë është humbja e tretë në po aq ndeshje për parakualifikueset e Eurobasket 2027.

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj u mund mbrëmë 68-94 nga Sllovakia në Shkodër, për parakualifikueset e Eurobasket 2027. Është humbja e tretë në tri ndeshje, pas humbjes në ndeshjen e parë me Sllovakinë dhe me Kosovën, çka e lë Shqipërinë në vendin e fundit në Grupin C.

Sllovakia e nisi menjëherë mirë ndeshjen në Shkodër dhe shkoi deri 10 pikë përpara. Pas largimit të pesëshes titullare, kuqezinjtë arritën të shkurtonin diferencën dhe e mbyllën periodën e parë 15-17 në favor të sllovakëve. Me rikthimin e titullarëve, Sllovakia dominoi sërish në periodën e dytë, duke shkuar dhjetë pikë para, më pas kuqezinjtë e ngushtuan diferencën në gjashtë, por dy faulle teknikë dhe gjuajtjet e lira të realizuara nga sllovakët e rritën edhe njëherë diferencën dhe miqtë fituan periodën 30 me 20, duke e mbyllur pjesën e parë të lojës 35 me 47.

Perioda e tretë foli për Shqipërinë, që e fitoi atë 22 me 17, duke mundësuar ngushtimin e rezultatit të lojës në 57 me 64, vetëm shtatë pikë diferencë. Pas disa iluzioneve në periodën e katërt, kur diferenca u ul deri në gjashtë pikë, Sllovakia u shkëput furishëm falë gjuajtjeve për tri pikë dhe e fitoi këtë fraksion loje 30 me 11, dhe gjithë ndeshjen 94 me 68. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të jetë në korrik, kundër Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments