Largimi i Robert Lewandwoskit nga Barcelona mbetet një fakt i kryer. Pavarësisht zërave për një rinovim të mundshëm të tijin edhe për një sezon me pagë më të ulët, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të shohin për pasuesin e tij në merkaton e ardhshme të verës.
Mes shumë profileve të vlerësuara nga drejtuesit, bie në sy emri i sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, i cili po përjeton një moment fantastik me skuadrën e tij në Gjermani, Hoffenheim ku në 23 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste.Për futbollistin 23-vjeçar, kalimi në “Camp Nou” është një ëndërr fëmijërie. Në intervistën e tij të fundit të dhënë për “Sport Bild” në tetor, lexohej qartë entuizasmi i tij kur u lakua si pasues i Lewandowski, teksa për gazetarin u shpreh se dëshiron vërtetë të luajë për këtë skuadër në sezonin e ardhshëm, nëse klubet arrijnë dakordësinë.
“Kam dashur gjithmonë të luajë për Barcelonën. Do të doja të provoja ndjesinë e të luajturit në Champions League. Është e rëndësishme të kesh ëndrra dhe kam punuar shumë për t’i arritur ato”, është shprehur Asllani.
Çmimi i Fisnik Asllanit përflitet në vlerën rreth 30 milionë euro. Një shumë lehtësisht e arritshme për Barcelonën. Për Asllanin kanë shprehur interesim dhe në Angli dhe Gjermani.


