Shkruar nga Gjergj KOLA
Lajme të mira për mbrojtësin me origjinë nga Shkodra, Alessio Gjergji. Ndonëse ai është pjesë e ekipit U16 të Udineses, ditët e fundit ka bërë debutimin e tij me ekipin U17 të kësaj Akademie. Dhe ka qenë një debutim i suksesshëm.
15 vjeçari shtatëlartë jo vetëm ka luajtur 90 minuta si titullar ndaj Atalantës, por edhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke kontribuar në barazimin 1-1 të skuadrës së tij.
Ndeshja ka qenë e vlefshme për kampionatin e Seria A/B të futbollit italian dhe sigurisht që ky debutim do të jetë vetëm hapi i parë i një karriere në rritje të tij sepse kemi të bëjmë me një futbollist i cili premton shumë për të ardhmen.
Kujtojmë që Alessio Gjergji është edhe kontigjent i ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë dhe aktivizimi me sukses në Akademinë e Udineses padyshim që do ta ndihmojë të rritet edhe më shumë nga ana profesionale.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


