Friday, April 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnaliza e Galianit: Ja ndryshimet që duhen bërë në futbollin italian

Analiza e Galianit: Ja ndryshimet që duhen bërë në futbollin italian

Edhe Adriano Galiani, ish-administratori i Milanit, ka dhënë mendimin e tij mbi mungesën e kualifikimit të Italisë në Botëror, për “Sky Sport 24”.

“Sigurisht, gjithçka ka ndryshuar. Mendoni për fitoret e klubeve dhe të Kombëtares, që është produkt i kampionatit, në vitet ’90. Tani vetëm 30% e lojtarëve të Serie A janë të përzgjedhshëm.

Kampionati ynë nuk është më destinacion për lojtarë, por stacion kalimi. Topi i fundit i Artë që luante në Itali ishte Kaka ynë në 2007. Për tri vite Milan ka pasur tre të parët, njëherë edhe gjashtë të parët. Ka ndryshuar shumë, gjithçka. Analiza duhet të jetë më e thelluar sesa po lexoj dhe shoh. Kujtojmë që në 1990 Italia fitonte Kupën e Kampionëve, UEFA-n dhe Kupën e Kupave. Vite të mrekullueshme, me finale të luajtura nga skuadra italiane.

Fenomeni futbollistik është ulur. Më pëlqejnë shumë statistikat dhe numrat. Në Serie A, shpejtësia e pasimit është ndër më të ulëtat në Europë, po ashtu edhe sprintet. Dhe në Kombëtare nuk ka trajner, por një selektor. Çfarë duhej të bënte Rino, duke pasur lojtarët të dielën në mbrëmje për të enjten?

Po ashtu, i them që faulli i Bastonit ishte për të kuqen, por nuk më dukej shumë ndryshe nga ai i Muharemoviç që mori vetëm të verdhë. Ka gjithashtu një mijë gjëra të tjera, shumë arsye për të reflektuar që kërkojnë një vështrim 360 gradësh, jo të gjesh një fajtor, qoftë presidentin e federatës, trajnerin apo komponentët e tjerë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments