Bylisi dhe Dinamo e mbyllën me barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën 31 të Abissnet Superiore. Ekipet nuk iu ndanë “avazit” të këtij sezoni, duke ndarë pikët për herë të katërt.
Ndryshe nga herët e kaluara ku kishte barazime pa gola, këtë herë ekipet shënuan nga një gol në portat respektive. Fillimisht ishte Kamara që mposhti me kokë portierin Teqja.
Pjesa e dytë pa dy kartonë të kuq. Nga Bylisi u largua Përndreca, ndërsa Gudiabi la Dinamon me 10 lojtarë.
Për golin e barazimit mendoi Teikseira. Mbrojtësi për sulmuesin për ekipin e Ilir Dajës, duke rikthyer baraspeshën në stadiumin “Adush Muçaj”. Skuadrat u pajtuan me rezultatin, pasi goditjet në portë munguan.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 1-1 DINAMO
9′ Kamara – 82′ Teikseira


