Shkruar nga Gjergj KOLA
Nëse flasim për historinë e futbollit në Shkodër dhe duam ta nisim nga portierët që e kanë shkruar atë, padyshim që emri i parë që të vjen në mendje është ai i Paulin Ndojës. Ndaj sot ndalemi te ky personazh shumë i njohur, kjo ditë përkon me njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ka qenë pikërisht data 16 prill 2025, kur të gjithë ne morëm lajmin e keq të ndarjes së tij nga jeta në moshën 80 vjeçare dhe Shkodra humbi në këtë mënyrë nj
Paulin Ndoja ka lindur në Shkodër më 19 dhjetor 1945 dhe në moshë të re nisi të merrej me futboll, duke spikatur menjëherë. Në moshën 20-vjeçare arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë, pikërisht në vitin 1965.
Më pas u dërgua ushtar në Skrapar dhe u rikthye sërish në Shkodër për të dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin 1971–72.
Një vit më vonë u largua nga futbolli për arsye biografike. Në vitet ’80 nisi detyrën e trajnerit të portierëve, të cilën e ushtroi deri në moshën 75 vjeçare. Kjo është një biografi e shkurtër sportive e “Mjeshtrit të Madh”, Paulin Ndoja.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


