Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREYlber Ramadani shkëlqen ndaj Fiorentinës, futet në formacionin më të mirë të...

Ylber Ramadani shkëlqen ndaj Fiorentinës, futet në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Java e 33-të e Serie A u mbyll me barazimin 1-1 mes Lecce-s dhe Fiorentinës, në një ndeshje ku spikati mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.

Titullar në këtë përballje, Ramadani zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në mesfushë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Ai u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes dhe mori notën 8 nga portali i specializuar i statistikave SofaScore.

vForma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi SofaScore e ka përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës së 33-të në Serie A. Ky vlerësim e konfirmon edhe një herë rëndësinë e Ramadanit në mesfushën e Lecce-s dhe ndikimin e tij në kampionatin italian.

Në formacionin e javës, krahas Ramadanit janë përfshirë edhe emra të njohur të Serie A si Carnesecchi, Hermoso, De Vrij, Kelly, Fagioli, Strefezza, Rabiot, Barella, Nico Paz dhe Nzola.

Ky vlerësim vjen si një tjetër konfirmim i formës së mirë të mesfushorit shqiptar, i cili po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e tij në elitën e futbollit italian.

Image
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments