Shkruar nga Gjergj KOLA
Vlerat e sportit shkodran janë të mëdha sepse ato ia kanë rritur emra shumë të rëndësishëm të cilët kanë shkruar me shkronja të arta historinë. Dikush në rolin e sportistit, të tjerë si trajnerë, por po kaq të rëndësishëm janë edhe ato që shkruajnë historinë. Dhe njëri prej tyre është pikërisht Artan Vukatana.
Ish- gjimnasti i Vllaznisë, e tashmë trajneri i suksesshëm prej vitesh në Itali, ka marrë një inisiativë shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për botimin e historisë së gjimnastikës shkodrane. Në fakt edhe para pak vitesh ai e ka bërë një botim, por jo të plotë dhe me jo shumë faqe. Këtë herë do tëjetë ndryshe sepse Vukatana ka kohë që po punon për mbledhjen e dokumentacionit.
Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur në një prononcim ekskluziv të dhënë për Gazeta “Shkodra Sport” kur ka shpjeguar se gjithçka pritet të jetë e përfunduar në vjeshtën e këtij viti.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë të Artan Vukatanës dhënë ditën e sotme për portalin tonë:


