Tuesday, May 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDuelet për Champions - Serie A ndryshon orarin e garës për Champions,...

Duelet për Champions – Serie A ndryshon orarin e garës për Champions, ndeshjet në 12:30 për të shmangur kaosin në Romë

Garë e nxehtë në Serie A, por këtë fundjavë gjithçka do të zhvillohet në një orar të pazakontë: në orën 12:30 të mesditës të së dielës. Vendimi është konfirmuar nga drejtuesi ekzekutiv i ligës, Luigi De Siervo, i cili ka shpjeguar arsyet pas këtij ndryshimi të madh në program.

Ndeshja më e rëndësishme e javës, Derbi i Romës mes Romës dhe Lazios, do të luhet në orën 12:30, një vendim i pazakontë për një duel të tillë. Sipas De Siervo-s, ky orar është zgjedhur për arsye sigurie dhe organizimi, pasi mbrëmja në kryeqytetin italian është konsideruar problematike për zhvillimin e një ndeshjeje me rrezik të lartë.

“Çdo alternativë tjetër nuk ishte e mundur. Në mbrëmje në Romë nuk mund të luhet një derbi i tillë pas incidenteve që janë regjistruar më herët,” u shpreh ai.

Për të ruajtur drejtësinë sportive në garën për vendet e Champions League, në të njëjtin orar do të luhen edhe disa ndeshje të tjera të rëndësishme: Genoa – Milan, Juventusi – Fiorentina, Como – Parma dhe mundësisht Pisa – Napoli. Ky vendim synon të garantojë barazi sportive mes skuadrave që luftojnë për të njëjtin objektiv në renditje: zonën Champions.

De Siervo theksoi se vendimi është marrë në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë në Romë, për shkak të rrezikut që shoqëron një ndeshje si derbi.

Ai shtoi gjithashtu se ideja për të shtyrë ndeshjet në ditë tjetër nuk ishte e mundur, për shkak të mbingarkesës logjistike dhe aktiviteteve të tjera të mëdha sportive në kryeqytet, përfshirë turneun e tenisit “Internazionali”.

Me ndryshimin e orarit dhe ndeshjet vendimtare që luhen njëkohësisht, lufta për Champions League në Serie A hyn në një fazë edhe më të tensionuar, ku çdo pikë mund të vendosë fatin e sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments