Thursday, May 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE5 milionë euro për transferimin tek klubi polak të lojtarit të kombëtares...

5 milionë euro për transferimin tek klubi polak të lojtarit të kombëtares shqiptare? Zyrtari i klubit e mohon një gjë të tillë

Pavarësisht zërave për një transferim me kosto 5 milionë euro, Arbër Hoxha nuk do të braktisë Dinamon e Zagrebit për polakët e Widzew Lodz. Zëdhënësi i shtypit te klubi polak, Jakub Dyktynski ka konfirmuar se nuk po negociohet me kroatët.

“Një tjetër thashethem ka dalë në sipërfaqe, me një ton shumë të ngjashëm me disa të mëparshëm, kështu që dua t’ju informoj se Widzew nuk është në bisedime për të nënshkruar me Arbër Hoxhën. Ne mbetemi të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës”, ka shkruar Dyktynski në rrjetet sociale.

Kujtojmë që pikërisht nga mediat në Poloni, doli lajmi për transferimin e Arbër Hoxhës. Por, deklarata e vetë zyrtarit të klubit të Widzew Lodz shuan të gjitha dilemat për një “operacion” të tillë gjatë kësaj merkatoje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments