Sunday, May 17, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U14 merr një tjetër fitore në kampionat. Mund 2-1 Apollo 2016...

Vllaznia U14 merr një tjetër fitore në kampionat. Mund 2-1 Apollo 2016 me golat e Repajt dhe Danit

Vllaznia U14 ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe vijon të jetë në ndjekje të dy ekipeve kryesuese të kampionatit, Elbasanit dhe Tiranës. Mesditën e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-1 në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit Apollo 2016, me golat e shënuar nga Repaj dhe Dani

Takimi në fakt ka nisur më mirë për futbollistët miq të cilët në dy raste janë shumë afër golit, por ato do të pengoheshin nga portieri Cen Amuli i cili u bë shpëtimtar i portës së tij. Më pas do të ishte rradha e futbollistëve shkodranë për të tentuar golin dhe ia dalin ta shënojnë.

Pas një goditje standarte, topi mbetet në zonën mike dhe aty do të ishte mbrojtësi shtatëlartë Enis Repaj i cili do ta dërgonte topin në rrjetë dhe me këtë gol të shënuar në minutën e 20-të do të mbyllej pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Në të dytën Vllaznia kontrollon gjithçka dhe pas disa tentativave rradhazi, do të vinte edhe goli i dytë i shënuar nga sulmuesi Rouen Dani. Një minutë më vonë do të ishte Llanaj që do të ngushtonte shifrat për ekipin e Apollo 2016, por vetëm kaq sepse rezultati nuk do të ndryshonte dhe gjithçka do të mbyllej me shifrat 2-1 në favor të kuqebluve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ndriçim Shtubina në këtë mënyrë merr një tjetër fitore me vlerë dhe ajo tashmë është në kuotën e 18 pikëve dhe është e pozicionuar në vendin e tretë, vetëm 3 pikë larg Elbasanit dhe Tiranës që kryesojnë renditjen. Sa i takon titullit kampion, çdo gjë do të vendoset nga sfidat direkte mes tyre.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments