Thursday, May 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus me sytë nga dy 'ish-ë' të Milanit

Juventus me sytë nga dy ‘ish-ë’ të Milanit

Juventusi ka nisur të planifikojë të ardhmen me idenë për të ndërtuar një skuadër e cila të ketë mundësinë që të luftojë për titullin kampion në Itali dhe jo thjesht për të qenë mes katër më të mirave. Një objektiv të cilin shpreson ta arrijë me dy ish-milanistë që i ka piketuar për sezonin e ardhshëm.

I pari është Tizhani Reijnders, i shitur në verën e kaluar nga Milani te Mançester Siti, por që duket se nuk është ambientuar mirë me klubin anglez.

Lojtari ka marrë pak minuta në pjesën e dytë të sezonit dhe nëse idetë e trajnerit që do të pasojë Guardiolën nuk ndryshojnë, nuk është çudi që të kërkojë një sistemim të ri. Për të kërkohet një sforco ekonomike, pasi Igli Tare ia shiti Sitit për rreth 70 milionë euro në total.

Ndryshe është situata me emrin tjetër, atë të Brahim Diaz, i cili nuk po gjen hapësirat që dëshironte te Real Madrid dhe mund të humbasë edhe më shumë terren me afrimin e Murinjos. Marokeni ka bërë gjithmonë mirë në Serinë A dhe një tjetër etapë, këtë radhë me fanellën bardhezi, nuk është për t’u përjashtuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments