Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Nesër na duhet të fitojmë ndaj Vllaznisë

Gvozdenoviç: Nesër na duhet të fitojmë ndaj Vllaznisë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në “Air Albania” në orën 19:00. Tekniku i verdhebluve kërkon që skuadra e tij të fitojë sfidën përballë shkodranëve dhe të mos mendojë për rezultatin e sfidës Egnatia-Dinamo.

“Është ndeshja e fundit e Final 4, na pret një finale kundër Vllaznisë. Ne jemi gati. Do të luftojmë fort në fushë, me një besim të madh dhe do të provojmë të fitojmë ndeshjen.

Është e vërtetë që fitorja nesër mund të mos mjaftojë për tu shpallur kampion, sepse Egnatia është më e favorizuar. Por ne jemi Elbasani, kemi përgjegjësi për qytetin, për tifozët. Do tentojmë të fitojmë në fushë dhe pastaj gjithçka është në dorë të Zotit. Mendoj që edhe Egnatia edhe Dinamo do të luajnë drejt në sfidën tjetër.

Rinovimi? Jam i kënaqur. Edhe unë edhe drejtuesit e klubit ishin në një mendim, të vazhdonim projektin”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments