Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESamuel Delaj, talenti 14-vjeçar i Vllaznisë do të përfaqësojë Shqipërinë në Europianin...

Samuel Delaj, talenti 14-vjeçar i Vllaznisë do të përfaqësojë Shqipërinë në Europianin e Bilardos

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Një tjetër talent premtues i sportit shkodran po bën emër në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Bëhet fjalë për 14-vjeçarin Samuel Delaj, sportist i SK Vllaznia, i cili po spikat me paraqitjet e tij në bilardo falë talentit, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Djaloshi nga Shkodra ka arritur të tërheqë vëmendjen me performancat e tij në garat kombëtare, duke u konsideruar si një nga talentet më premtuese të këtij sporti. Samueli do të ketë tashmë një tjetër sfidë të rëndësishme në karrierën e tij, pasi është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipëri në Kampionatin Europian për të Rinjtë që do të zhvillohet në Slloveni.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet prestigjioz është një vlerësim për punën dhe rezultatet e tij, por edhe një mundësi e madhe për të treguar potencialin e bilardos shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Gazeta “Shkodra Sport”, por edhe sportdashësit shkodranë dhe komuniteti i bilardos i urojnë suksese Samuel Delajt në këtë përfaqësim të rëndësishëm, me shpresën që ai të vazhdojë të nderojë qytetin dhe flamurin kuqezi me paraqitje dinjitoze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments