Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKombëtarja U17 gati për ndeshjet me Letoninë dhe Ukrainën. Sulmuesi shkodran Majkol...

Kombëtarja U17 gati për ndeshjet me Letoninë dhe Ukrainën. Sulmuesi shkodran Majkol Luka premton gola

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur që prej së dielës grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 qershor.

Trajneri Armand Dama ka përzgjedhur 20 futbollistë për këtë raund, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, duke garantuar vazhdimësi në grup.

Pjesë e kësaj liste për këto dy ndeshje do të jenë edhe dy futbollistë shkodranë, pikërisht sulmuesi Majkol Luka që vjen nga Italia dhe Sokol Uldedaj që është pjesë e Akademisë Vllaznia.

Luka vjen pas një sezoni të mirë që ka bërë së fundi me ekipin e Sampdorias dhe shpreson shumë që me lojën dhe golat e tij të jetë përcaktues edhe për kombëtaren shqiptare. Ndërkohë menjëherë pas këtyre ndeshjeve, ai do të bashkohet me ekipin e Fiorentinës, me të cilin është nën kontratë edhe një sezon tjetër.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments