Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERisia e sezonit të ri. Çdo ekip i Superiores duhet të ketë...

Risia e sezonit të ri. Çdo ekip i Superiores duhet të ketë me çdo kusht një 18 vjeçar në fushë si titullar

Duke nisur prej sezonit të ri të “Abissnet Superiore”, ndryshim nuk do të jetë vetëm skema e kampionatit, pra heqja e “Final Four”. Një tjetër ndryshim pritet të ndikojë ndjeshëm tek skuadrat elitare të futbollit shqiptar.

Sipas “ligasport.al”, duke nisur nga sezoni 2026/2027, në Superiore çdo ekip do të ketë detyrim që në formacionin titullar në një ndeshje, të ketë një lojtar të lindur në vitin 2008. Një mundësi më tepër, për futbollistët e rinj që shpeshherë nuk marrin minuta loje. 

Kështu, klubet e Superiores “detyrohen” që në lojë t’i besojnë së paku një talenti “2008”-ësh nga minuta e parë. Një metodë kjo që mund të zhvillojë më tepër lojtarët e rinj në kampionatin shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments