Për Edison Ndrecën u tha se kishte interes edhe nga Vllaznia gjatë kësaj merkatoje vere. Kjo ngaqë me largimin e Andrey Yago roli i mbrojtësit të krahut të majtë kishte mbetur bosh. Megjithatë me kalimin e ditëve kjo pistë u sfumua dhe shkodranvt morën për këtë pozicion Xhezair Avdulin.
Ndërkohë për Ndrecën pati interesime edhe nga skuadra të tjera megjithatë në fund ai zgjodhi të rikthehet aty ku u shpall edhe kampion i vendit, pikërisht tek Egnatia. Prezantimi i tij nga klubi rrogozhinas është bërë ditën e sotme dhe rrogozhinasit kështu e pasurojnvë edhe më shumë organikën e tyre.
Tashmë Egnatia konfirmohet si klubi më aktiv i Abissnet Superiore sa i përket merkatos. Në krahun e majtë të mbrojtjes ka luks zgjedhjesh për trajnerin Nevil Deve.
Andrej Yago, Xheferon, por edhe Numan Ajeti që firmosi së fundi, bëjnë që ekipi të ketë shumë opsione. Sfida e parë e sezonit është ndaj Petrokub. Synim është vetëm kalimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.


