Albion Rrahmani është futbollisti më i ri i Venezias. Afrimin e sulmuesit e ka njoftuar vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ata i urojnë mirëseardhjen 25-vjeçarit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2029, pra e vlefshme për 3 vite.
Përpara transferimit të tij në kampionatin italian të Serie A, Rrahmani ka luajtur në Çeki me Sparta Pragën, FC Rapidin e Rumanisë, dhe me Ballkanin, aty ku spikati si futbollist nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.


