Saturday, July 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Mesfushori shkodran prezantohet tek ekipi i Kukësit

MERKATO/ Mesfushori shkodran prezantohet tek ekipi i Kukësit

Mesfushori shkodran Paulo Pjeshka bëhet me ekip të ri. Pas largimit nga Bylis me të cilin luajti sezonin e kaluar, 23 vjeçari nga sot është bërë pjesë e ekipit të Kukësit.

Verilindorët kanë njoftuar pak minuta më parë arritjen e marrëveshjeve mes palëve dhe tashmë ish- futbollisti i Vllaznisë do të vazhdojë karrierën te Kukësi. Më parë Pjeshka ka qenë pjesë e ekipeve si Vllaznia dhe Flamurtari.

Njoftimi i plotë

“Mirë se vjen Paulo Pjeshka

Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Paulo Pjeshka. Mesfushori nga Shkodra e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke qenë se ka luajtur me Vllazninë, Flamurtarin dhe së fundmi ishte pjesë e Bylisit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments