FAQJA E PARE KRYESOREShkodrani Besardo Ndoj, një garanci edhe për portën e kombëtares U16

Shkodrani Besardo Ndoj, një garanci edhe për portën e kombëtares U16

Shkruar nga Gjergj KOLA

Shqipëria U16 ka fituar pasditen e sotme 1-0 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Fati i këtij takimi është vendosur nga një gol shumë i bukur i Avdylajt nga një goditje dënimi në minutat e fundit të tij.

Por ndërkohë pjesë e këtij suksesi të sotëm ka qenë edhe një shkodran, pikërisht portieri Besardo Ndoj. Ai u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Dama dhe luajti 45 minuta duke treguar siguri në ato pak momente të vështira që u krijuan në portën e tij, megjithatë i zgjidhi me qetësi dhe siguri.

Besardo Ndoj në këtë mënyrë përveçse është kthyer në një pikë të fortë edhe për ekipet e Akademisë Vllaznia, po ashtu është tashmë edhe për ekipet tona kombëtare teksa sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit U15 dhe tashmë e atij U16.

15 vjeçari dallohet për një përgatitje të lartë fizike, të cilën e shoqëruan shumë mirë me mënyrën si e lexon lojën ndërkohë që edhe trupi i tij tashmë ka edhe centimetrat e duhura për të qenë një “shtyllë” e fortë në mes të katërkëndëshit kuqezi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments