Vllaznia prezanton një tjetër lojtar të së ardhmes. Këtë herë bëhet fjalë për Amin Tahirin, mesfushorin e dalë nga Akademia Vllaznia, por që më pas vijoi rrugëtimin e tij të formimit në Itali, kryesisht tek Akademia e Torinos, për të vijuar me ekipe të tjera teksa së fundi ka luajtur në Slloveni.
21 vjeçari shkodran ka firmosur zyrtarisht me klubin kuqeblu dhe tashmë do të jetë në dorën e tij për të bindur stafin teknik për të fituar një vend në formacionin e ekipit të parë.
Ja njoftimi i KF Vllaznia për përforcimin e rradhës:
“AMIN TAHIRI BËHET KUQEBLU!
Pas hapave të parë në futboll me Akademinë Vllaznia, Amin Tahiri rikthehet në shtëpi pas eksperiencave të vlefshme në akademinë e Torinos, për të vijuar në disa ekipe të tjera dhe së fundi në Slloveni.
Një tjetër djalë i dalë nga Shkodra që vesh sërish fanellën kuqeblu. Mirë se u riktheve, Amin! Suksese me Vllazninë!”


