FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi shkodran ndryshon skuadër, huazohet tek skuadra e Seria C në Itali

Mbrojtësi shkodran ndryshon skuadër, huazohet tek skuadra e Seria C në Itali

Mbrojtësi me origjinë nga Shkodra Ervin Bashi është futbollisti më i ri i Crotone. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Catanzaro, për të nisur një aventurë të re në Serie C italiane.

Tek klubi i ri, shqiptari do të jetë në formë huazimi, “formulë” që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026/2027. Ndërsa me klubin që e ka në pronësi, Catanzaro, Bashi ka kontratë deri në 2028-ën.

Ervin Bashi është pjesë e Kombëtares U21 dhe ftohet rregullisht nga ana e trajnerit Bushi. Mbrojtësi në fjalë pak vite më parë ka qenë pjesë e Milanit, pasi ka luajtur me ekipin U18 të tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments