FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria U15 barazon 0-0 në 'Loro Boriçi' në ndeshjen e dytë miqësore...

Shqipëria U15 barazon 0-0 në ‘Loro Boriçi’ në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke e mbyllur takimin në barazim pa gola, 0-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledar Borova zhvilluan një tjetër takim të vlefshëm, në një sfidë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Borova bëri disa ndryshime në formacionin titullar, duke u dhënë mundësi lojtarëve të ndryshëm të aktivizohen dhe të tregojnë cilësitë e tyre. Në formacionin titullar u rreshtuan: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Gerald Qirjazi, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi dhe Enis Repaj.

siç shikohet, pjesa e formacionit që e nisi si titullarë këtë ndeshje kanë qenë edhe tre shkodranët, Mlloja, Dani dhe Repaj, ndërsa në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe shkodranët e tjerë Amuli, Paloka, Duraj e Guri.

Dy miqësoret ndaj Malit të Zi ishin një mundësi e mirë për trajnerin dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër potencialin e lojtarëve të rinj, për të testuar alternativa të ndryshme dhe për të identifikuar elementët që mund të vijojnë zhvillimin e tyre në ekipet kombëtare të moshave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments