FAQJA E PARE KRYESORENotarët e Vllaznisë paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar

Notarët e Vllaznisë paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar

Notarët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e kampionatit kombëtar që u zhvillua ditët e fundit në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit duke u ngjitur disa herë në podium. Në këtë kampionat i cili është zhvilluar për tre grupmosha, fëmijë, të rinj dhe të rritur, shkodranët kanë bërë një prezantim shumë të mirë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Kol Shiroka u përfaqësua nga sportistët: Viki Tafrruku, Joel Golemi, Skerdi Kroni, Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Klea Dedi, Adriel Marku, Arbor Marku, Frederica Rrotani, Angelo Rrotani, Kolë Rupa, Sara Hoxha, Kean Tafili dhe Matia Jubani.

Viki Tafrruku u shpall sportistja me e mire Femer per te Reja dhe sportistja e dyte me e mire e Kampionatit. Viki garoi ne disiplinat e 100, 200, 400 meter stil i lire dhe 200 meter katernotim. Ne te gjitha keto disiplina fitoi medalje ari per te Reja dhe medalje ari ne Kategorine Open.

Joel Golemi u shpall sportisti me i mire mashkull i Kategorise B . Joeli garoi ne disiplinat e 50, 100, 200 dhe 400 meter stil i lire. Fitoi 3 medalje ari dhe 1 medalje argjendi ne 50 meter stil i lire.

Skerdi Kroni garoi ne disiplinat e 50 dhe 100 meter stil i lire , 50 meter delfi dhe 200 meter katernotim. Skerdi fitoi medalje argjendi ne disiplinen e 50 meter stil i lire dhe tre medalje bronzi ne disiplinat e 50 meter delfi , 100 meter stil i lire dhe 200 meter katernotim.

Sportistja Sara Hoxha theu 2 rekorde Kombetare ne disiplinat e 100 meter shpine dhe 200 meter katernotim. Ne 100 meter shpine theu rekordin e sportistes Kaltra Meca te vendosur ne 2018 me kohen 1:23.19 duke vendosur kohen e re 1:23.07. Ne 200 meter katernotim theu perseri rekordin e Kaltra Meces me kohen 2:57.96 duke vendosur kohen e re 2:54.64. Sara Hoxha u shpall sportistja me e mire femer per Kategorine C. Ajo garoi gjithashtu ne disiplinat e 50 meter shpine dhe 50 meter bretkose duke fituar gjithsej 4 medalje ari.

Klea Dedi garoi ne disiplinat e 50 dhe 100 meter shpine ku fitoi dy medalje bronzi dhe ne 200 meter katernotim fitoi medalje argjendi dhe 50 meter stil i lire.

Frederica Rrotani u shpall sportistja e dyte me e mire femer e Kategorise C. Ajo garoi ne disiplinat e 50, 100, 200 meter bretkose dhe 50 meter stil i lire. Ne 50 bretkose fitoi medalje argjendi dhe ne 100 dhe 200 meter bretkose dy medalje ari.

Adriel Marku fitoi medalje argjendi ne disiplinen e 200 meter stil i lire. Adriel u perfaqesua gjithashtu ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter delfi.

Kolë Rupa garoi ne disiplinat e 50 meter stil i lire, shpine , delfin dhe bretkose ku tek kjo e fundit fitoi medalje te bronzte.

Angelo Rrotani fitoi medalje bronzi ne displinen e 200 meter bretkose. Ai garoi gjithashtu ne 50 dhe 100 meter bretkose dhe 50 meter stil i lire.

Kean Tafili fitoi medalje bronzi ne 200 meter stil i lire. Ai garoi dhe ne disiplinen e 50 metrave stil i lire dhe 50 meter shpine.

Ne stafeten 4 x 100 metra stil i lire vajzat fituan vend te dyte per kategorine A me garuese Herta Mimaj, Melodi Mimaj, Klea Dedi , Frederica Rrotani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments