Fitorja 1 – 0 e Vllaznisë kundër Dinamos javën e kaluar, me trajnerin e ri Laszlo, ka rritur “urinë” e ekipit shkodran për pikë dhe vazhdimësi. Nesër, kuqeblutë e Shkodrës përballen me Egnatian kampione, në një duel shumë të vështirë në “letër”.
Në prag të sfidës, ka folur para mediave trajneri Csaba Laszlo. 62-vjeçari hungarez ka vlerësuar paraqitjen e rrogozhinasve në Conference League, ndërsa vë në dukje rëndësinë e pikëve për ekipin e tij.
“Egnatia? Ne e dimë se ata janë kampionë në fuqi, sikurse luajnë në Conference League. Në takimin me Midtjylland, bënë shumë mirë. E dimë se jemi në një pozicion ku duhet të kërkojmë pikët.
Do të provojmë më të mirën. Jemi përgatitur për këtë ndeshje”, tha Laszlo. Pas 6 javësh në Superiore, Vllaznia mban vendin e 8-të me 5 pikë, në “zonën e ftohtë” të tabelës.


