Ivan Gvozdenoviç nuk do të jetë më trajner i AF Elbasanit. Pas humbjes në transfertë ndaj Skënderbeut, tekniku serb ka vendosur të paraqesë dorëheqjen e tij nga drejtimi i verdhebluve, duke marrë përsipër përgjegjësitë për rezultatet e fundit të skuadrës.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat edhe vetë Gvozdnoviç i i cili është se kur rezultatet nuk nuk shkojnë siç duhet, trajneri është i pari që duhet të marrë përgjegjësitë.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve të Elbasanit. Ende nuk dihet nëse klubi do ta pranojë dorëheqjen e teknikut apo do të tentojë ta bindë atë të ndryshojë vendim dhe të vijojë punën në krye të skuadrës.


