FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Vllaznia U16 merr një tjetër fitore, mund 3-0 Elbasanin

VIDEO/ Vllaznia U16 merr një tjetër fitore, mund 3-0 Elbasanin

Vllaznia U16 ka marrë një tjetër fitore duke vijuar në këtë mënyrë serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Valdano Nimani ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblutë kanë arritur të shënojnë dy gola në pjesën e parë, fillimisht me anë të sulmuesit Maldis Boshnjaku në minutën e 31-të me 11-metërsh ndërsa pesë minuta më vonë ka qenë rradha e sulmuesit tjetër Aldis Kjasi për të dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë ndërkohë ka ardhur edhe një gol tjetër me autor Siar Hoxhajn i cili ka realizuar një gol shumë të bukur me një depërtim në mes disa lojtarëve kundërshtarë dhe në fund e ka dërguar topin në rrjetë. Përfundimisht 3-0 për Vllaznia U16.

Pas javës së gjashtë të kampionatit ekipi shkodran ka arritur të grumbullojë 13 pikë (4 fitore, 1 barazim, 0 humbje) dhe me golaverazh 14-6, duke qenë e pozicionuar në vendin e dytë, me një pikë më pak se Elite Youth Academy që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments