Partizani ka marrë 3 pikët e radhës në Superiore. Pas fitores së bujshme në Durrës ndaj Teutës, “Demat e Kuq” mposhtën sot Laçin në transfertë, në kuadër të javës së 11-të.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 19-të, i realizuar nga Sebastjan Spahiu. I afruar me bujë te kryeqytetasit, Spahiu po jep frytet e para, teksa ishte pikërisht ai që fitoi 11-metërshin.
Në pjesën e dytë, Laçi u shfaq më kërkues, por pa mundur të gjejë golin e barazimit.
Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 10 pikëve, në vendin e parafundit, ndërsa kurbinasit mbeten me 11 pikë.
Laçi 0 – 1 Partizani (Spahiu 19′)


