Në Lezhë kanë ndryshuar shumë gjëra sa i takon futbollit dhe mjafton të shohësh ekipin e parë për të kuptuar gjithçka. Por drejtuesit e klubit nuk janë ndalur me kaq sepse prioritet i tyre ka qenë edhe krijimi i Akademisë dhe kjo tashmë është një realitet.
Ditët e fundit kanë zbritur në fushën e lojës duke luajtur ndeshjet e para zyrtare ekipet U17 dhe U19 të Besëlidhjes. Ato kishin vite që mungonin, por tashmë janë një realitet.
Ekipi U17 drejtohet nga Dritan Smajli dhe ndeshjen e parë e luajti ndaj Scutarit duke e humbur në shifrat 2-3, ndërsa ekipi U19 që drejtohet nga Alket Kruja e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës së Durrësit me rezultatin 2-1.
Sipas drejtorit të Akademisë Klajti Reçi, tashmë synimi është ndërtimi i një zinxhir të plotë të grupmoshave, por duke patur edhe mbështetjen e plotë të administratorit Klaudio Fushaj dhe drejtorit sportiv Renato Malota, gjithçka do të realizohet.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


