FAQJA E PARE KRYESOREErnest Muçi, mungesa e madhe e kombëtares sot në Budapest ndaj Bjellorusisë

Ernest Muçi, mungesa e madhe e kombëtares sot në Budapest ndaj Bjellorusisë

Shqipëria luan sot në Hungari një ndeshje vendimtare për fatet e këtij edicioni të Nations League. Kuqezinjtë sfidojnë Bjellorusinë në Budapest (në fushë neutrale dhe pa tifozë në orën 18:00) në një sfidë vendimtare për vendin e parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa bjellorusët renditen të dytët me 10 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura. Një barazim i mjafton kombëtares shqiptare që të sigurojë vendin e parë në grup, që do të thotë kualifikim në Ligën B.

Ka lajme të këqija për trajnerin Maran në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare. Ernest Muçi, një nga lojtarët më në formë të kuqezinjve, nuk ka arritur të rikuperohet dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë.

Edhe Ramadani do të mungojë sepse është i skualifikuar, ndërsa Qefalija do të ndjekë ndeshjen  nga tribuna.

Samuele Sina është bashkuar me skuadrën U21, ndërsa Ysni Ismaili dhe Feta Fetai janë të gatshëm për trajnerin Maran për ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments