28 mijë metra katrorë janë projektuar dhe miratuar për një kompleks sportiv në Shkodër dhe nëse ka një dashamirësi të institucioneve përkatëse, ai mund të përfundojë dhe kryeqendra e Veriut mund të ketë në dispozicion një ambient ku fëmijët mund të ndjekin pasionin e tyre në kushte të shkëlqyera.
Është Mark Lulgjura ai i cili bashkë me familjen e tij e posedojnë prej vitesh këtë pronë e cila e ka të gjithë dokumentacionin e duhur, madje ajo është trull, ka leje për kompleks sportiv dhe gjithçka tjetër (me përjashtim të një pjese të tokës që ka një problem dhe që është në fazën e zgjidhjes).
Në një prononcim për Gazeta “Shkodra Sport”, Lulgjura shprehet se është prej kohësh në kontakt me FSHF-në, Bashkinë Shkodër dhe gjithë institucionet e tjera që kanë ofruar gatishmërinë e tyre për ndërtimin e këtij kompleksi, por në fund gjërat mbesin në një pikë, të cilën ai ende nuk po arrin ta zgjidhë.
Ju kujtojmë që ky ambient është në Grudë, vetëm 5 km larg Shkodrës dhe ndërtimi i tij do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për futbollin e kësaj zone. Për më shumë ndiqni prononcimin e Mark Lulgjura në lidhje me shqetësimin e tij:


