FAQJA E PARE KRYESORESalihi: Hysaj është më miri i mundshëm në pozicionin e tij. Nuk...

Salihi: Hysaj është më miri i mundshëm në pozicionin e tij. Nuk është koha e duhur për të krijuar emra apo rezerva

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, mendon se tashmë kuqezinjtë duhet të mendojnë për hapin e radhës pasi kaluan me sukses Ligën C duke dominuar grupin. Në një intervistë për ”Sport News” në “News 24”, ish-futbollisti i cili ka qenë në të kaluarën edhe pjesë e stafeve të Kombëtares, shpjegoi se tashmë skuadra duhet të synojë të kthehet në një përfaqësuese të nivelit të dytë në rang europian.

Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, Salihi shprehu edhe bindjen se tashmë ekipi padyshim duhej të synonte kualifikimin e radhës në Europian teksa analizoi edhe situatën e lojtarëve të veçantë në grupin kuqezi.

Salihi, ka vend për të festuar gjatë, apo thjesht ishte detyrim të mbyllim Grupin C1 në vendin e parë?
Është moment për të festuar, është një objektiv i arritur. Ndeshjet e tjera vijnë shumë shpejt dhe duhet të përgatitemi.

Përtej peshës së rivalëve, fakt është se vendin e parë e arritëm me shifra rekord. Sulmi më i mirë, mbrojtja më e mirë, rekord pikësh. Çfarë do veçoje? Çfarë të bëri më shumë përshtypje?
Kjo është e bukura që kemi arritur si ekip. Ekipe si Finlanda dhe Bjellorusia, janë ekipe që duhen kaluar patjetër. Kjo është ajo që duhet të ndalemi dhe  të shikojmë se ku mund të shkojmë. Arritja e vërtetë, kemi kaluar në këtë fazë. Është zhgënjim nëse nuk arrin. Jam i lumtur që kemi arritur këtu. Nga dita e parë deri në fund, kam parë ngjitje. Po përmirësohen edhe gabimet.

A mund të flasim për një filozofi të re, për një ekip më ofensivë? Si e lexon ti Shqipërinë e Maran? Çfarë ka ndryshe për shembull nga Shqipëria e Silvinjos?

E kemi folur edhe më përpara. Që ditën e parë, nuk ka ardhur në kërkim të një revolucioni. Ka marrë përpara gjënë, ka marrë gjërat e mira dhe ka synuar që ekipi të përmirësohet. Duket që në atë që kërkon në fushën e lojës, janë shumë gjëra që kanë qenë përpara, është munduar të vendosë dorën e vet në disa gjëra, sidomos në presing komplet si ekip. Akoma jemi në një nivel që e kemi kaluar.

Ideja është, a do të ruajmë të njëjtën filozofi edhe kur gjërat të bëhen serioze, pra në kualifikueset e Euro2028? A e kemi potencialin për të zhvilluar një futboll të tillë ofensivë përballë rivalëve “big”?

Jo vetëm trajneri, por të gjithë punojnë përditë. Rezultati tregon punën, shpresoj që të kalojmë në një fazë me ekipe si Polonia, si të thuash vazo e dytë e nivelit europian. Nëse mbërrijmë aty, është diçka e jashtëzakonshme. Le ta kalojmë edhe këtë hap.

Qendra e re e projektit të Maran është kthyer Ernest Muçi. Meqë ti ke qenë pjesë e stafit të Silvinjos prej vitesh, e njeh mirë edhe Muçin. Pyetja që shtohet sot kudo: Pse Silvinjo nuk e preferonte?


Edhe Maran e ka vendosur Muçin si pikë. Nuk e kemi asnjë lojtar, që një lojtar të marrë ekipin ashtu siç e merr ai. Muçi po kalon formë të mirë, është momenti i tij, trajneri e ka shfrytëzuar atë moment. Edhe më herët, Silvinjo apo edhe të tjerët, janë munduar me Muçin por nuk kanë mundur dot. Është e mira që kemi disa opsione dhe le të kemi sa më shumë lojtarë që janë në këtë fazë.

Ndaj Bjellorusisë, përtej rezultatit, u duk se nuk e kishim një Plan B pa Muçin. Ndërkohë nuk preferoi as Bajramin e as Mehmetin. A mund të ndryshojë kjo qasje në vijim?

Ka një veçanti, jo gjithmonë lojtarët zëvendësohen kokë me kokë. Kur dikush mungon, mund të vijnë edhe të tjerë që ndryshojnë rreshtimin. Kjo është ajo që bëri trajneri.

I njëjti diskutim edhe me Hysajn, përtej rendimentit të tij fantastik. Nuk kemi ende një plan B, një zëvendësues për të. A kemi humbur shumë kohë në këtë pikë?

Të them të vërtetën, u bë periudhë e gjatë që diskutojmë këtë gjë, Hysaj vijon e bën më mirë. Hysaj është më i miri i mundshëm, nëse do mbërrijë ajo kohë, do ketë të tjerë të mirë. Nuk është koha e duhur për të krijuar emra apo rezerva. Hysaj ka bërë dy ndeshje të mira.

E fundit Salihi. Më 6 dhjetor hidhet shorti për kualifikueset e Euro2028. Jemi në vazon e tretë. Beson se do të shkojmë për herë të tretë në Europian?

Europiani? U mësuam keq. Duhet të arrihet. Kur je pretendent, arritja e Europianit është arritja e objektivit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments