FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Karoglan: Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, mjaft agresive. Ka...

Trajneri Karoglan: Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, mjaft agresive. Ka ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri

Partizani do të përballet nesër me Vllazninë. Sfida në “Air Albania” është rezervuar më 21 nëntor, prej orës 18:30. Trajneri Mislav Karoglan tha fjalën e tij në konferencë për shtyp. Aty ku konfirmoi se Sebastjan Spahiu ka shfaqur shqetësime dhe Buxhelaj nuk është stërvitur me grupin. Pjesa tjetër e lojtarëve është rikthyer nga dëmtimet siç është raportuar më parë, teksa Doumbia mungon për shkak kartonësh.

Sa ju ka shërbyer pauza e kampionatit dhe gjendja e lojtarëve –

Karoglan: Pyetje mjaft e mirë. Jemi përpjekur ti japim minuta në stërvitje Prekës, Aliut dhe Mijas. Po ashtu edhe Skuka është drejt përmirësimit. Buxhelaj nuk ka mundur të stërvitet, Dumbia është i pezulluar ndërsa Spahiu ka patur disa shqetësime të lehta. Por shumë pozitive për ne është që lojtarët me probleme edhe pse jo në 100 % e tyre janë bashkuar në stërvitje disa në fushë dhe disa në pankinë. Tashmë do të shohim kush do të jetë gati për të luajtur një pjesë loje.

Sa kanë ndikuar në aspektin psikologjik të skuadrës dy fitoret fundit?

Karoglan: Kanë qenë dy fitore shumë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë ne vazhdojmë të gjendemi në të njëjtat pozita në vendin e fundit. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të largohemi sa më shpejt nga ky pozicion dhe gjithmonë ndeshja e radhës mbetet më e rëndësishmja.

Përballja ndaj Vllaznisë –

Karoglan: Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, mjaft agresive. Ata vijnë pasi kanë fituar ndaj Dinamos , Tiranës, Elbasanit. E kam thënë që në këtë kampionat nuk ndeshje të lehta. E kemi analizuar mjaft mirë kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri, por mendoj se jemi gati. Kemi punuar mjaft mirë përgjatë këtyre 10 ditëve dhe tashmë të shohim përpara se ku jemi.

Partizani rikthehet të luajë në stadiumin “Air Albania”. Keni një mesazh për tifozët –

Karoglan: Kam dëgjuar vërtet shumë gjëra të mira për tifozerinë e Partizanit, historikisht janë një tifozeri e mrekullueshme. Në këto momente ne kemi shumë nevojë për ata, nuk flas për veten time, por për Partizanin për atë çfarë ky klub përfaqëson. Gjithmonë e them se pas pas dhimbjes, vuajtjeve vjen diçka e mirë dhe mendoj se tashmë na duhet mbështetja e tyre.

Ngjeshja e ndeshjeve dhe objektivat deri në fund të vitit –

Karoglan: Unë mendoj vetëm ndeshjen e radhës dhe po përpiqem të fitoj ndeshjen e radhës. Ajo që është më e mira duhet të jemi mjaft realistë. Të rikthejmë mentalitenin dhe energjinë pozitive skuadrës ky është objektivi i parë. Objektivi i dytë është të përmirësohemi në lojë sepse në këtë moment nuk jam i kënaqur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments